AKTUALITET, 20 Maj 2020, 11:22

Koronavirusi, shërohen 16 persona. Si është gjendja në Infektiv, tre në terapi intensive

Koronavirusi, shërohen 16 persona. Si është gjendja në


Ndërkohë që numri i rasteve të reja ka shënuar sot rritje të ndjeshme, me 15 raste të reja, një ditë pasi u konfirmua vetëm një pacient i infektuar, ka edhe lajme të mira.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi edhe 16 qytetarë.

Këta i shtohen kështu listës së pacientëve që e mundën sëmundjen, në total 758 persona.

“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive”- bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale 13621

Testime molekulare 12555

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 964

Raste të shëruara 758

Raste Aktive 175

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)