BOTA, 2 Nëntor 2017, 12:36

SHBA;Tjetër sulm në Kolorado, tre të vrarë

SHBA;Tjetër sulm në Kolorado, tre të vrarë

Një tjetër sulm me pasoja fatale ka ndodhur në Kolorados të SHBA  ku një burrë i armatosur i cili në hyri në qendrën tregtare Walmart në Thornton, qytet afër Denverit  filloi të gjuajë me armë blerësit,  ku ka vrarë tre persona dhe më pas ka dalë dhe është larguar  raporton abcnews.com.

Policia në Thornton thotë se dy burra dhe një grua u qëlluan në dyqan rreth 10 kilometra në veri të Denverit të mërkurën mbrëma. Burrat vdiqën në vendngjarje dhe gruaja vdiq në një spital.

“I dyshuari në mënyrëtë ngadaltë  hyri në Walmart të Thornton dhe hapi zjarr diku pas orës 18 sipas kohës lokale të mërkurën dhe më pas doli, hyri në veturë dhe u largua”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Thorntonit  Victor Aliva, duke transmetuar deklaratat e dëshmitarëve.

https://twitter.com/ThorntonPolice/status/925956162897330176?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fabcnews.go.com%2FUS%2Fdead-shooting-colorado-walmart-suspect-large%2Fstory%3Fid%3D50874739

Ky sulm vjen dy ditë pas sulmit terrorist në New York ku mbetën të vrarë tetë persona dhe 11 të plagosur.