BALLKAN, 2 Mars 2019, 10:01

SHBA, Palmer: Qëllimi i negociatave është njohja e pavarësisë së Kosovës

SHBA, Palmer: Qëllimi i negociatave është njohja e

“Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova”, tha në forumin ekonomik të Delhit, përpara një paneli të dedikuar për Evropën Juglindore, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Mattheë Palmer.

Sipas gazetës "Danas", duke iu përgjigjur një pyetjeje të moderatorit të  panelit, Jovan Kovacic, se cili ishte në të vërtetë pozicioni i SHBA në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, Palmer së pari vuri në dukje se ka një kuptim të gabuar të pozicionit të SHBA.

“SHBA dëshiron të ndihmojë atë që vetë aktorët dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse atë e donin udhëheqësit e të dyja palëve. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat e Beogradit dhe Prishtinës dhe Beogradi dhe Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as karta të bardha”, tha Palmer.

Palmer u shpreh qartë se "Kosova duhet të heqë ose të pezullojë tarifat (ndaj Serbisë) sepse ato janë pengesa për përparimin në negociata".

Ai dolli në kujtesë se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Kosovën prej vitesh dhe se tani është e nevojshme që Kosova të "përgjigjet si një partnere".

SHBA dëshiron "të ndryshojë kontekstin në të cilin merren vendimet" dhe për këtë arsye dëshiron që taksat të hiqen pa kushte.

Përveç Kosovës, shkruan në vazhdim gazeta “Danas”, u fol për kërcënimet dhe rreziqet e stabilitetit në Ballkan.