BALLKAN, 22 Shkurt 2019, 10:14

Daçiç zbulon ‘truket’ e ndërkombëtarëve: Ja oferta për Kosovën

Daçiç zbulon ‘truket’ e

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka zbuluar detaje të “padëgjuara” më parë në raportet me Kosovën dhe rolin e ndërkombëtarëve. Ai pohoi se 14 vite më parë Serbia ka patur një ofertë në “tavolinë” nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, tha ai.

Ministri serb foli edhe për njohjet e Kosovës dhe taksën e aplikuar kundër mallrave serbe: “Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër. Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heqë taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heqë dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre “, tha Daçiç për televizionin BNT.