BALLKAN, 8 Shkurt 2019, 10:44

”Kam menduar të jap dorëheqjen”, tjetër ‘shuplakë’ për qeverinë shqiptare nga Kosova

”Kam menduar të jap dorëheqjen”, tjetër

Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës kanë treguar një nivel të lartë reagimi, teksa njëzëri kanë dënjuar përdhunimin e një 16-vjeçareje në Drenas, nga ana e mësuesit dhe më pas të policit.

Pas dënimit të aktit dhe ndjesës publike nga kryeministri Haradinaj apo presidenti Thaçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, thotë se ka menduar të dorëhiqet nga detyra pas publikimit të skandalit.

Ai ka dhënë një arsye se pse nuk e ka bërë këtë, duke thënë se është më mirë që të vazhdohet zgjidhja e rastit.

Ndërkohë në Shqipëri politika ka degjeneruar në një lumë akuzash, dhe ministri dhe opozita e kanë kthyer 13-vjeçaren e dhunuar seksualisht në Kavajë në një kal betejash.

“Po sidoqoftë unë e kam menduar që është një pozicion që unë të marr masa edhe ndaj vetvetes, por momenti kur e kam marr detyrën rasti veç ka qenë në zhvillim e sipër. Është e mira e së mirës që ne të vazhdojmë në atë mënyrë që rasti të zgjidhet pa marr parasysh a unë do të jap dorëheqje a jo.

Por, sidoqoftë nuk do të jetë vakum institucional edhe nëse largohem unë nga kjo detyrë. Më ka shkuar mendja që rastin ta trajtojmë në atë mënyrë që të merr një epilog të merituar, sepse është rasti mjaftë i ndjeshëm dhe mjaftë prekës për dikasterin  të cilin unë e udhëheqi”, ka thënë ai.

Ministri ka folur dhe për ndihmën që i është ofruar familjes së vajzës, që u dhunua dhe më pas u detyrua dhe të kryente abortin e fëmijës nga shtatzënia e padëshiruar.

 “Ne si institucion kemi insistuar që të organizohemi në atë mënyrë që rasti të mos marr një përmasë të pakontrolluar dhe mendojmë që ditët në vijim do të kontaktojmë me familjen dhe do t’i ofrojmë atë që e shohim në bazë të rrezikshmërisë nëse e shikojmë që është e rrezikuar familja”, është shprehur ai. Mustafa ka deklaruar se nuk do të mbetet askush i pandëshkuar që ka qenë i involvuar në këtë rast.

“Nuk jam për të mos u ndëshkuar personat të cilët janë të involvuar dhe kanë qenë të njoftuar me rastin në fjalë. Pa marr parasysh ecurinë dhe hetimet të cilat do t’i bëjë Policia hetimore e Kosovës ndaj këtij rasti ne do të reflektojmë pozitivisht që qytetari të ketë besueshmëri në Policinë e Kosovës dhe do të ndëshkojmë të gjithë akterët të cilët kanë qenë të njoftuar me këtë rast dhe nuk kanë kryer detyrën e tyre sipas rregullit dhe përshkrimit të detyrave të tyre”, tha Mustafa në TV Dukagjini.