TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kërkesës skandaloze të zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqiti, i cili kërkonte që personave të komunitetit LGBT, t’iu hiqet koka, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve. Krasniqi punon në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë dhe kishte kërcënuar komunitetin LGBT
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Krasniqi kishte sugjeruar heqje koke, në një koment në faqen e Qendrës Multimedia për shfaqjen teatrale “55 Shades of Gay”./ insajderi.com