TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit, në SHBA janë regjistruar 1931 viktima nga koronavirusi i ri Covid-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 81.987 në total, sipas “Worldometer”.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërkohë çdo ditë bilanci i vdekjeve dhe rasteve të zbuluara në vend është duke u përkeqësuar.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18.342 raste COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.387.499. Kurse, numri i personave të shëruar është rritur në 262.225.
New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 347.151 raste të konfirmuara dhe mbi 27 mijë vdekje.