TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i pop-it, Shakira ka anulluar pjesën e mbetur të turneut të saj botëror, për shkak të një problemi me kordat vokale, duke thënë se shpreson të kthehet në skenë, në qershor të vitit të ardhshëm.
"Megjithëse unë shpresoja shumë që të isha në gjendje të rifitoja kordat e mia vokale në kohë për t’u rikthyer në turne përsëri në janar dhe pasi hulumtova shumë opsione për këtë qëllim, kam pranuar se ky është një dëmtim që thjesht ka nevojë për më shumë kohë dhe kujdes për t’u shëruar ", -tha Shakira në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Ylli "Hips Don't Lie" anuloi turneun evropian "El Dorado Ëorld Tour", në nëntor.
"Mezi po pres të kthehem në qershor", -shtoi ajo.
[gallery ids="47817,47818,47819,47820,47821,47822,47823,47824"]