LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2017, 16:41

Elvana Gjata "pushton" Hollivudin, kush është mashkulli misterioz që e shoqëron?

Elvana Gjata "pushton" Hollivudin, kush është mashkulli

Pas largimit nga Shqipëria, Elvana Gjata duket se mund të "ketë mbytyr " vetminë në krahët e një mashkulli misterioz.

Ajo ndodhet në Amerikë me synimin për famën dhe suksesin ndërkombëtar, ndërkohë që po realizon projektet e reja muzikore.

Deri tani Elvana Gjata ka lançuar dy këngë dhe duket se është gati për t'u bërë e njohur në mbarë botën.

Por largimi i saj ka bërë që Flori Mumajesi, ish parteri në muzikë dhe në jetë i Elvanës, të "gjejë ngushëllim" në krahët e shoqes së saj të ngushtë.

Por as këngëtarja nuk ka ndenjur "duarbosh".

30 vjeçarja është shfaqur në këtë foto nga Hollivud ku duket të jetë në shoqërinë e një mashkulli i cili me siguri i përket botës së muzikës

[gallery columns="1" ids="47720,47721,47722,47723"]