TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kastro Zizo është një ndër personazhet më të veçanta shqiptare, që pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Këngëtari ka vjedhur zemrat e fansave të tij për shkak të tipit që e karakterizon dhe sinqeritetit të tij.
Ai është një ndër personazhet e rrallë, që është treguar i hapur me mediat edhe për jetën personale. Kastro ka qenë i martuar zyrtarisht një herë, ka dy fëmijë që i do pafund, Nia dhe Dankan. Lajmet e fundit, tregojnë se në jetën e tij është futur një vajzë, me të cilën do të fejohet ditën e nesërme.
Pa zhurmë , në një ambjent të këndshëm dhe i rrethuar nga miqtë dhe familjerët e tij, këtë të shtunë më 30 dhjetor, Kastro do të fejohet me partneren e tij, Elma.
Në media është shkruar shpesh për Kastron dhe historitë e tij të dashurisë në të kaluarën, e duket se më në fund Kastro ka gjetur dashurinë dhe ka marrë vendimin e madh për ta zyrtarizuar lidhjen. Këngëtari ka zgjedhur pikërisht fundvitin dhe këtë atmosferë të gëzueshme, për të bërë këtë hap të rëndësishëm në lidhjen e tij.