TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto pamje rrënqethëse na nxjerrin në pah efektin shkatërrues që ka sjellur lufta tek fëmijët e pafajshëm përgjatë vitit 2017.
UNICEF ka paralajmëruar sot se fëmijët janë sulmuar në mënyra tronditëse gjatë këtij viti, ndërsa grupet e konflikteve nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur të vegjëlit.
Përdhunime, martesa të detyruara, rrëmbime e skllavërime janë kthyer në taktika standarte në konfliktet e zhvilluara nga Iraku, Siria dhe Jemeni, e deri tek Nigeria, Sudani Jugor apo Mianmar.
Foshnje të porsalindura, të cilët nuk kanë arritur ende të ecin me këmbët e tyre, janë bërë objektiva në vijën e frontit, të përdorura si mburoja njerëzore, janë vrarë apo rekrutuar për të luftuar, bën me dije UNICEF.
“Fëmijët janë kthyer në shënjestër dhe janë ekspozuar ndaj sulmeve dhe dhunës brutale në shtëpitë, shkollat apo parqet e tyre të lojërave. Një brutalitet i tillë është po shndërrohet në jetesë më se normale për to, dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”- tha drejtori i Programeve të Emergjencave të UNICEF-it, Manuel Fontaine.
[gallery columns="1" ids="47123,47124,47125,47126,47127,47128,47129,47130,47131,47132,47133,47134,47135,47136,47137,47138,47139"]