SPORT, 17 Mars 2021, 08:56

Kupa e Shqipërisë, sot do të luajnë skuadrat që do të shkojnë në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë, sot do të luajnë skuadrat që do

Kupa e Shqipërisë merr skenën dhe sot përcaktohen skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale.

Dy prej ndeshjeve dallojnë, pasi mund të konsiderohen finale të parakohshme. Gjithsesi goglat këto përballje rezervuan.

Prej orës 13:00 nisin ndeshjet dhe sytë fillimisht janë te Laçi-Partizani, skuadra që rivalizojnë edhe për titullin kampion. Faktori fushë nuk është se ndikon shumë, pasi luhet pa praninë e tifozëve.

Në të njëjtën orë zhvillohet edhe Dinamo-Skënderbeu.

Blutë e kryeqytetit, që janë pranë rikthimit në Superiore, do të kërkojnë të eliminojnë korçarët që kanë marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë.

Në orën 16:00 do të luhen dy takimet e tjera çerekfinale.

Vllaznia pret në Shkodër Korabin që më parë ka eliminuar Tiranën kampione në fuqi dhe finaliste të Kupës së Shqipërisë vjet. Sigurisht skuadra e Brdaric është favorite.

Dueli tjetër është ai mes Teutës dhe Kukësit, skuadra që janë ndeshur shpesh në Kupën e Shqipërisë vitet e fundit.

Verilindorët janë kualifikuar tre herë përballë “Djemve të Detit”, që sivjet shikohen si favoritë.