TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga dëshmitë dhe ne po kërkojmë që atë që kanë të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, ka thënë Vulin.
Ministri serb ka thënë se është e nevojshme të zbulohen jo vetëm vrasësi por edhe ata që urdhëruan vrasjen, shkruan lajmi.net.
Vulin thekson se vrasja Ivanoviqit është tragjedi e tmerrshme që ndikon në çdo serb dhe çdo qenie njerëzore.
Ai thotë se politikanët shqiptarë po e fajëson Serbinë për një sulm, mirëpo thotë se kjo që e tillë nuk është aspak e vërtetë vetëm po tentojnë të krijojnë një pamje të Serbisë si një shtet i tmerrshëm.
Kujtojmë se Oliver Ivanoviçi u vra sot para selisë së partisë të cilën e drejtonte. Raporti i autopsisë së trupit të tij thotë se ai u vra nga gjashtë plumba, ndërsa Qendra Klinike Spitalore në veri të Mitrovicës, thotë se ai u vra nga në revole e prodhimit serb.