TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fanellat kishin si destinacion qytetin e Groningenit, në Holandë, ku do të zhvillohej një ndeshje futbolli dhe në secilën prej tyre ishin fshehur 5 kg kokaine.
Fanellat ishin përzier me të tjera veshje tradicionale kolumbiane.
Interesant fakti që uniformat ishin të njëjta me ato që po përdorin të besuarit e Pekerman në Botëror.
Policia ka shpjeguar se me anë të një procesi kimik, trafikantët e përziejnë drogën me veshjen dhe më pas e çlirojnë prej saj pa humbur asnjë gram.
Në pamje të parë, një tifoz i thjeshtë futbollin nuk dallon asgjë të rrezikshme te këto fanella, por dyshimi lindi për shkak të destinacionit të ngarkesës.
Kolumbia është prodhuesi më i madh i gjethes së kokës në botë, që është lëndë e parë prodhimin e kokainës.