AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 17:59

Poston foto me pemë, po pa përmbytje, Erion Veliaj masakrohet nga qytetarët, kryebashkiaku fshin komentet

Kanë mjaftuar pak minuta shi gjatë ditës së sotme dhe rrugët e kryeqytetit janë përmbytur duke shkaktuar kaos në lëvizje.

Qindra qytetarë mbetën të bllokuar rrugëve të kryeqytetit, pasi lartësia e ujit arriti disa centimetra.

Por mesa duket kryebashkiaku Erion Veliaj, ndryshe nga qytetarët e shikon situatën në Tiranë shumë më të qetë seç paraqitej në realitet.

Veliaj ka postur në Instagram disa foto, ku kryeqyteti duket i normalizuar, por këto pamje nuk i kanë shpëtuar syrit të komentuesve.

Komentuesit i shkruajnë të indinjuar kryebashkiakut duke u shprehur që të nxjerri dhe fotot e të gjitha rrugëve që ishin përmbytur në kohë rekord.

Madje aq të shumta kanë qenë komentet të cilat ‘kryqëzojnë’ kryebashkiakun, sa pjesa më e madhe e tyre janë fshirë.

(M.Q/Faxweb.al)