AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 18:46

Sekuestrimi i 2 milionë eurove në Durrës, kush është shoferi i kamionit i ndaluar nga policia (EMRI)

Sekuestrimi i 2 milionë eurove në Durrës, kush është

Sot në Portin e Durrësit autoritetet shqiptare kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të madhe parash, që besohet se është afër 2 milionë euro.

Shuma e madhe e parave është gjetur brenda në një kamion, i cili vinte nga Bari.

Shoferi i kamionit që u arrestua sot është Andon Thanasi.

Përpos arrestimit të shoferit të kamionit Thanasi, në polici janë shoqëruar edhe shumë persona, të cilët janë marrë në pyetje për vlerën e madhe të sekuestruar në port.