AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 14:30

Durrës, makina përplas 70-vjeçarin me biçikletë

Durrës, makina përplas 70-vjeçarin me biçikletë


Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në lagjen nr.1 të Durrësit.

Një automjet ka përplasur një 70-vjeçar. I moshuari ishte duke ecur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë tip “Benz”. Ai është dërguar drejt spitalit.

Ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga Polici.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.06.2020, rreth orës 13:40, në lagjen nr.1, Durrës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç., ka aksidentuar shtetasin S.N., rreth 70 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Pòlicisë për veprime të mëtejshme.