AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 15:23

Koronavirusi, izolohen 790 persona në Maqedoninë e Veriut, 214 në vetizolim

Koronavirusi, izolohen 790 persona në Maqedoninë e Veriut, 214 në

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 790 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 214 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.