AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 15:57

Emri/ Gjendet një person i pajetë në Vlorë, dyshimet e para

Emri/ Gjendet një person i pajetë në Vlorë, dyshimet e para

Një person i pa jetë është gjetur në Triport të Vlorës. Ngjarja u raportua nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan ambulancën dhe policinë. Stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.