AKTUALITET, 31 Gusht 2021, 20:49

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Një katastrofë humanitare shtrihet mbi Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Një katastrofë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka shprehur sot një shqetësim të madh për situatën në Afganistan. Sipas António Guterres kriza humanitare dhe ekonomike në Afganistan është duke u thelluar ndërsa vendi futet në atë që është cilësuar si një fazë e re.,

“Një katastrofë humanitare po afrohet në Afganistan,” tha ai të martën.

“Sot, pothuajse gjysma e popullsisë së Afganistanit, 18 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar,” vazhdoi Guterres.

“Javën e ardhshme, ne do të publikojmë detajet e nevojave më të menjëhershme humanitare dhe kërkesat për financim gjatë katër muajve të ardhshëm në një Apel Emergjent për Afganistanin,” tha ai, duke shtuar se ai u bën thirrje shteteve anëtare që të marrin në konsideratë njerëzit e Afganistanit.

“Unë i nxis ata që të sigurojnë fonde fleksibël dhe gjithëpërfshirëse në kohë,” tha Guterres.