TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti, Artan Hoxha është shprehur për Fax News, lidhur me situatën politike të vendit, ku foli për nismën e ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit Meta dhe për lëvizjet e tjera politike që po bëhen nga mazhoranca apo opozita.
I pyetur lidhur me shkarkimin e presidentit, analisti tha se përfundimet e nxjerra nga kuvendi i Shqipërisë nuk duhen marrë parasysh aq më pak në këtë periudhë dhe shtoi se Meta kishte bërë shumë mirë që nuk ishte paraqitur kur u thirr nga Komisionit i ngritur për shkarkimin e tij.
“Gjykata kushtetuese do të jetë në një presion të madh, me mazhorancën fitimtare në të gjitha mjetet e paligjshme apo të ligjshme përballë presidentit.
Do të shohim nëse kjo gjykatë do të marrë një vendim të mençur dhe kushtetues apo do të dorëzohet ndaj presionit të pushtetit.
Besoj se konkluzionet e parlamentit karagjoz në një periudhë karagjoze nuk duhen marrë parasysh. Ky parlament karagjoz nuk kupton gjënë më elementare. Zoti Meta ka bërë shumë mirë që nuk ka shkuar”– u shpreh analisti Artan Hoxha për Fax News.