TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan arriti të martën në 62. Incidenti ndodhi një ditë më herët kur një tren i mbushur me njerëz u përplas me një tren të shpejtë që kishte dalë nga shinat pranë qytetit Derki, në provincën Sind.
Fillimisht u raportua për 40 viktima. Dhjetëra njerëz u plagosën po ashtu.
“Druajmë se më shumë njerëz mund të vdesin”, tha Usman Abdullah, shef i administratës lokale në rrethin Ghotki.
“Disa nga personat e plagosur janë në gjendje kritike”, shtoi ai.
Shkaku i incidentit nuk dihet ende. Në Parlamentin e Pakistanit, opozita kritikoi Qeverinë e kryeministrit Imran Khan për dështim në menaxhimin e duhur të hekurudhave, ndërsa zyrtarët qeveritarë akuzuan opozitën për “korrupsion” gjatë mandatit të saj në Qeveri.
Udhëtimi me tren është shumë i popullarizuar në Pakistan. Vagonët shpesh janë të mbipopulluar dhe shumë prej trenave janë në gjendje të keqe.