AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 12:27

Zaptuan hapësirën publike dhe ndërtuan pa leje në Jalë e Dhërmi/ Procedohen penalisht tre persona

Zaptuan hapësirën publike dhe ndërtuan pa leje në Jalë


Tre persona u proceduan penalisht në Himarë pasi akuzohen për zënie të hapësirës publike dhe ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi.

Kujtojmë që IKMT ka nisur një operacion për shembjen e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit:

E.H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse;

TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse;

M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse.