TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kolegjit Zgjedhor që u mblodh për të shqyrtuar paditë e PD, LSI dhe Vetëvendosjes për parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe procesit të numërimit.
Kolegji ka rrëzuar kërkesën e partive politike për ankimimin e zgjedhjeve dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.
Kujtojmë se ky është një vendim që pritej edhe nga përfaqësuesit e partive politike gjatë momentit që po zhvillohej mbledhja, duke marrë parasysh se të njëjtat kërkesa për qarqet e tjera janë rrëzuar në të njëjtën mënyrë.
Në mbledhjen e mbajtur sot, një risi ishte fakti që përfaqësuesi i PD, Marash Logu kërkoi përjashtimin e shtatë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke argumentuar se ata po merrnin vendime favorizuese.