AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 10:19

EMRI/ Fshihej në Elbasan, “supermashtruesi” i Kosovës kapet pas denoncimit të së dashurës

EMRI/ Fshihej në Elbasan, “supermashtruesi” i Kosovës

Mjaftoi denoncimi i bashkëjetueses së tij për dhunë që policia e Tiranës të kuptonte se kishte rënë në gjurmët e supermashtruesit nga Kosova, Burim Pushkolli, 36-vjeç.

Ndonëse ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në Kosovë për tre raste mashtrimi, Pushkolli kishte arritur të fshihej më së miri në Shqipëri.

Ai jetonte në qytetin e Elbasanit, por një denoncim i bashkëjetueses së tij S.P. për dhunë e nxori zbuluar.

Blutë e Elbasanit nisën verifikimet për të dhe kuptuan që i riu të njëjtin aktivitet të nisur në Kosovë e vazhdonte edhe në Elbasan. Ai iu premtone shtetasve të ndryshëm punë dhe në këmbim merrte shuma të konsiderueshme parashë.

Pas sinjalizimeve dhe provave të mbledhura, policia arriti ta ndalonte në Vorë.