AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 15:11

Sarri: Nesër nuk është një sfidë mes meje dhe Kontes, Interi është një skuadër e rrezikshme

Sarri: Nesër nuk është një sfidë mes meje dhe Kontes,

Mauricio Sarri mendon se derbi i ditës së nesërme mes Interit dhe Juventusit nuk mund të jetë deçziv për titullin sepse është shpejt, ndërsa në konferencë për shtyp shprehet gjithashtu e nuk do të jetë një sfidë mes atij dhe Kontes. “ Nesër ndeshemi me një skuadër të fortë dhe në gjendje të mirë. Këtë e tregoi edhe takimi i tyre i fundit. Në këto ndeshje nuk mund të flitet për favoritë. Jam i lumtur të shkoj të luaj në një stadium për të luajtur një ndeshje që e ndjek e gjithë bota. Interi është një skuadër e fortë, e vështirë për t’i luajtur kundra. Janë të rrezikshëm.

Konte është një trajner i madh dhe këtë po e tregon. Nuk është një ndeshje mes Sarrit dhe Kontes, nesër është një ndeshje e bukur mes Interit dhe Juventusit. Më duket pamaturi të flasim për titull kampion. Juventusi disa sezone më parë ka qenë minus 13 pikë dhe sërish fitoi kampionatin. Duhet të tregojmë se mund të largohemi nga ‘San Siro’ me një performancë madhështore, pastaj janë edhe 93 pikë në lojë.

Është absurde të flasim për titull. Do të shkojmë atje për të luajtur futboll, të luajmë me kualitet dhe të imponojmë futbollin tonë. Është e rëndësishme që sulmuesit të jenë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Higuain apo Dibala, duhet të përballemi me mbrojtjen më të mirë në Itali. Interi mbron si skuadër dhe jo me tre mbrapa. Le të shohim kush do jetë më i mirë”, u shpreh Sarri.