AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 10:46

Këngëtar polifonie dhe infermier, ky është burri që humbi jetën në Fier



Personi që shihni në foto është Siri Runaj, 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ në Fier.

Runaj, me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta.

[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/10/jD5QMap9Rkgo9yukrnai_05_08a99f4f3b57d9b1142d094e51d0a3cc_video_360p_converted.mp4"][/video]

Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.

Madje, në profilin e tij në ‘Facebook’ shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë.

Po ashtu viktima ka qenë edhe sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.