TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masat e sigurisë sot për katër zyrtarët dhe ish-zyrtaret e Shërbimit Spitalor të Tepelenës. Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbështetur pretencën e dhënë nga ana e prokurorit të çështjes Emror Kasaj për të katër të pandehurit ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan lirimin në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje.
Gjykata vlerësoi argumentet e servirura nga prokurori Kasaj duke lënë në arrest me burg Gëzim Allkushin, ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës, Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës dhe në arrest shtëpie Aleksandra Kada, juriste aktuale e Burgut të Bençes ish-juriste në Spitalin e Tepelenes dhe po me arrest shtepie Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.
Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore, duke përvetësuar 800 mijë lekë të rinj.