TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka vetëm katër ditë që ka nisur Viti i Ri, por nuk ka qenë edhe aq i mbarë për disa çifte të njohur të showbiz-it. Lajmet se, të paktën dy prej tyre, i kanë dhënë fund historisë së dashurisë janë përhapur me shpejtësi në mediat ndërkombëtare dhe, nga sa duket, gjasat janë që gjithçka të jetë e vërtetë.
Sa më shumë duam që t’i shohim bashkë çiftet e famshme, aq më shumë punët sa vijnë e vështirësohen për ta. Në një kohë kur ne shpresonim që 2019-a kishte nisur mirë për të gjithë duke ia lënë të këqijat 2018-ës, disa çifte, për fat të keq i kanë dhënë fund raportit të tyre. Duke nisur me Zayn Malik dhe Gigi Hadid e për të shkuar te Birdman dhe Toni Braxton, cili prej tyre ka vendosur për t’i dhënë fund romancës në fillim të këtij viti?
Pothuaj një vit pasi publikuan fejesën, themelusi i “Cash Money Records”, Birdman, dhe këngëtarja Toni Braxton i kanë dhënë fund në fillim të 2019-ës. Më 2 janar ata të dy postuan mesazhe thumbuese në adresë të njëri-tjetrit, në profilet respektive të Instagramit. Ishte Birdman ai që në fillim postoi dhe e fshiu mesazhin në story “It’s over.” (Ka marrë fund). Më pas, fshiu edhe të gjitha fotot me Toni-n në faqen e tij. Në të njëjtën ditë, Toni pastroi nga faqja e saj të gjitha fotot dhe postoi një foto të vetme me mbishkrimin: “Të nisësh një kapitull të ri nuk është gjithmonë një zgjedhje e lehtë. . . por GJITHMONË zgjedhjet duhen bërë. Gëzuar Vitin e Ri.”
Çifti janë bashkë që nga nëntori i 2015-ës. Pasi u mësua ndarja e parë në mars 2018, ata u kthyen sërish bashkë disa muaj më vonë — por duket se ndarja ishte sërish në rrugën e tyre. Më 2 janar, Us Weekly konfirmoi se këngëtari dhe modelja “u përpoqën ta mbajnë në jetë lidhjen e tyre” dhe Gigi “i kishte fokusuar të gjitha energjitë gjatë gjithë kohës tek ai [Zayn], por nuk ishte e thënë të shkonte siç duhej.”