TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy muaj më parë bëri bujë në rrjete sociale një video e Florit dhe Fifit në momente intime si të dashuruar, ç'ka nisi edhe thashethemet se ata janë në një lidhje.
Por vetëm pak ditë më vonë u tha se Flori në të vërtet ishte i lidhur me Kejsi Tolën prej 6 muajsh.
E si të mos mjaftonin këto lajme, ata ishin të ftuar në emisionin e Luanës dhe me “lojërat” e Florit ai na bëri edhe më shumë konfuzë. Gjatë lojërave Kejsi duhej të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori nga ana tjetër i thotë “Më ke mua” (pjesë nga teksti i këngës së Kejsit).
Më pas Kejsi në lojën “Shiko kush përgjigjet” pyetet nëse është single, dhe ajo tregon që po është single. Ndërsa Luana duke e ngacmuar i kthehet Florit duke i thënë: ‘’Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”.
Fifi si gjithmonë me humorin e saj të paparë shprehet: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave.”
E pavarësisht batutave për lajmet që e kanë bërë Florin të lidhur me të dyja këngëtaret, u kuptua se ai nuk është në një lidhje as me Kejsin dhe as me Fifin.