LIFESTYLE, 5 Janar 2019, 09:52

Kënga e fundit dedikim për ish-bashkëshortin? Eneda Tarifa i qartëson të gjithë

Kënga e fundit dedikim për ish-bashkëshortin? Eneda Tarifa i

Pak javë më parë, Eneda Tarifa publikoi këngën e saj më të re, ‘Nuk ia vlen’, një baladë e ndjerë që u mirëprit nga publiku.

Menjëherë pas publikimit në disa media ‘online’ u përhap lajmi se kjo këngë ishte një dedikim i Enedës për ish-bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnja. Pasi qëndroi e heshtur, ditën e sotme këngëtarja vendosi të flasë publikisht për këtë çështje dhe të qartësojë gjithçka.

E ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘IN Tv’, Eneda u shpreh: “E ka shkruajtur Fifi. Unë jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhje portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale”.

Ajo treguar se nuk e kishte menduar se kënga do të shihej në këtë këndvështrim dhe e ka kënduar sepse e ka pëlqyer që kur e ka dëgjuar në fillim. Për më tepër Eneda i ka kërkuar kryeministrit që të vendos në zbatim ligjin anti-shpifje, që të ndalohet publikimi i të tilla lajmeve të rreme.