AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 21:35

Fluturimi vonohet, Lutfi Dervishi i revoltuar: Sjellje banditësh që duhet ndëshkuar, kompania më e papërgjegjshme

Fluturimi vonohet, Lutfi Dervishi i revoltuar: Sjellje banditësh që

Gazetari Lutfi Dervishi përmes një postimi në “Facebook’ ka shprehur revoltën e tij në lidhje me vonesat e kompanisë ‘Ernest Airlines’.

Sipas tij avioni nga Bergamo pritej të nisej para 4 orësh por kjo nuk ka ndodhur dhe akush nuk di të thotë se kur do niset.

Përveç kompanisë, Dervishi më të papërgjegjshme ka konsideruar Ministrinë e Transportit që nuk i heq licencën.

“Ernest airlines – Kompania me e papergjegjshme, por duket që më e papërgjegjshme është Ministria e Transportit dhe Infrastruktures që nuk i heq licensen!

Avioni nga Bergamo duhet te nisej para 4 orësh dhe askush nuk di të thotë kur do të niset! Rast i perseritur. Sjellje banditesh që duhet ndeshkuar!”, shruan Lutfi Dervishi në ‘Facebook’.