TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha thotë se publikimi i pamjeve të momentit kur 35-vjeçari grek Konstantinos Kaçifas ka qëlluar drejt policisë zbardh shumë detaje nga ngjarja.
Sipas Hoxhës aty duket qartë Kaçifas duke qëlluar drejt policisë shqiptare, dhe jo në ajër siç pretendon sipas tij Nikolas Gejxh, kreu i federatës Panepiriote Greke ne SHBA.
“Asnjë flamur grek nuk është hequr nga askush jo me nga policia e Gjirokastrës. Shikojini pamjet, flasin qarte, tri flamuj greke qe duken vetëm nga nje dritare e lokalit, valëviten qetësisht ne qender te Bularatit.
Arma qe Kacifas përdor nuk është një AK-47 e thjeshte, por eshte nje automatik i modifikuar me shënjestër holografike dhe 3 karikatorë te ngjitur pas njeri-tjetrit… Tani besoj se prova është e qartë, si gjithnjë, me zë dhe figurë” – thotë Hoxha