AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 18:59

Po vijnë festat e fundvitit, rikthehen bluzat e leshta të Erion Velisë (foto)

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka intensifikuar daljet televizive dhe po ndez dritat e pemëve të ndryshme të vitit të ri nëpër Tiranë.

Me ardhjen e festave të fundivitit, në ekranet shqiptare janë rikthyer bluzat e leshta të Lali Erit, me drerë, pemë dhe figura të ndryshme gjeometrike, të cilat e "freskojnë" pak dozën e propagandës ditore që konsumojnë qytetarët, për të mos e bërë atë të mërzitshme.

Pasditen e sotme, Veliaj iu mbajti një fjalim disa fëmijëve dhe ndezi dritat e një peme tek Kalaja e Tiranës. Më pas Veliaj mori në krah fëmijët njëri pas tjetrit, duke i dhuruar në fund dhe nga një puthje.

/TPZ.al/