TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në hierarkinë e Rilindjes, servilizmi mund të të çojë shumë përpara, por ndonjëherë mund edhe të të turpërojë publikisht. Kjo i ka ndodhur Elisa Spiropalit. Ministrja e Shtetit, që u ngrit në detyrë pasi e krahasoi shefin e saj me Skënderbeun, sot ka marrë një dush të ftohtë publikisht prej tij. Pasi Rama po fliste për stadiumin si një vepër e paparë, nën shembullin e të cilit duhej bërë edhe kampusi i universitetit, Elisa e cila ndodhej në rresht të parë, pranë Sandër Lleshit, Ervin Bushatit dhe Veliajt, ka filluar të duartrokësë fort e ndjekur edhe nga të tjerët.
Por me një arrogancë që tashmë i njihet, Rama i ka hedhur një dush të ftohtë “Mamicës” së tij.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/IMG_3675.mp4"][/video]
“Boll, boll s’ka nëvojë për duartrokitje, mos duartrokit, ti merru me paktin për universitetin se stadiumi është merita ime” i ka thënë kryeministri.
Përveç delirit për të marë gjithë meritat për Arenën Kombëtare për vete, Rama demostroi edhe një mospërfillje brutale ndaj ministres së vetë. Ata që ishin në sallë treguan për Lapsi.al se pas këtij momenti Elisa nuk e mori më veten, madje aq i ashpër ishte Rama në reagim sa edhe Erion Veliaj mbeti si i shushatur.
