TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç, banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.
Më datë 18.09.2018 , shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8.000 lekë të reja, me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno – sanitar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim dhe ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ parashikuar në nenet 259, 248, 25 dhe 244 të Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.