AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 17:01

Tragjike, studenti shqiptar pëson atak pak para provimit

Tragjike, studenti shqiptar pëson atak pak para provimit

Një student në Universitetin e Prishtinës ka humbur jetën, pasi ka pësuar atak kardiak pak para provimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme dhe mësohet se viktima është Leutrim Gjini nga Suhareka.

Vdekjen e 23-vjeçarit e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Myrvete Paçarada.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, Paçarada ka thënë se studenti 23-vjeçar kishte pësuar atak kardiak pak minuta para se të futej në provim tek lënda e Gjinekologjisë.

Paçarada ka thënë se studenti nga Suhareka ndërroi jetë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pas rreth dhjetë orësh trajtim nga mjekët.