TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia ka dëbuar dy diplomatë bullgarë si shenjë hakmarrjeje ndaj një veprimi të njëjtë të Sofjes, muajin e kaluar. Bullgaria kishte dëbuar diplomatët rusë, pasi prokurorët akuzuan për spiunim gjashtë persona, përfshirë oficerë të tanishëm dhe ish-ushtarakë të inteligjencës.
Autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunazhi që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë.
Rusia e kishte quajtur masën si të “pabazë” duke thënë se “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.
Bullgaria ka lidhje të afërta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i Sofjes. Por, raportet ndërmjet tyre janë goditur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit.
Bullgaria është shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s
Që nga tetori i vitit 2019, Sofja ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për kryerjen e veprimtarisë së inteligjencës./rel