AKTUALITET, 2 Mars 2020, 11:54

“Manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës”/ Organizohet LSI e Korçës, pritet të nisen drejt Tiranës 2 500 simpatizantë

“Manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës”/ Organizohet


LSI e qarkut Korçë është organizuar ditën e kësaj të hëne për nisjen drejt kryeqytetit pas thirrjes së Ilir Metës.

Pritet të nisen drejt kryeqytetit më shumë se 2 500 simpatizantë, organizim ky i bërë me 20 autobusë dhe pjesa tjetër me makina private.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Dega Korçë ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj force politike të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim që nis në orën 17:00 në kryeqytet, por sipas tij nuk ka asnjë nisje të organizuar drejt Tiranës./BW