TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekspertë të fushës kanë nisur me studime të cilat bazohen edhe në rezultatet e mëparshme të familjes së koronavirusëve.
Nëse flasim për përfundime konkrete, sipas këtyre ekspertëve është ende herët për t’u kuptuar.
Të shpjeguara thjeshtë, koronaviruset janë një strukturë e përbërë nga proteina dhe lipide.
Ato transmetohen nga njëri person tek tjetri përmes kontaktit fizik, por ato mbijetojnë edhe në sipërfaqe të tjera apo në pështymën e të infektuarve.
Por përmes sapunit dhe alkoolin ju mund të shkrini strukturën mbrojtëse me proteina të këtij virusi duke e ulur ndjeshëm fuqinë e virusit.
Ekspertët ndërkohë kanë vërtetuar se viruset që shkaktojnë gripin në temperature të larta me nivele të larta lagështire nuk përhapen.
Ajri i ngrohtë përmban lagështirë, gjë që i parandalon viruset që përhapen mes ajrit të shpërndahen.
Gjithashtu rrezet UV të diellit luajnë rolin e një dezinfektuesi duke shkatërruar viruset nga sipërfaqja e objekteve.
Sipas epidemologut Mark Lipstich nga Universiteti i Harvardit, ku bazohet edhe ky artikull i AgroWEb.org, nuk ka gjasa që temperaturat të kenë ndonjë ndikim.
Ai e bazon këtë mbi faktin se koronavirusi COVID-19 është përhapur edhe në shtete ku temperaturat dhe nivelet e lagështirës janë të larta.
Nëse ky virus do të veprojë si gripi tipik, do të nisë të përkeqësohet në shtetet e Hemisferës Jugore në momentin kur stinët do të ndryshojnë.
Nga ana tjetër David Heymann nga Universiteti i Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, pohon se studimet duhet që të vazhdojnë për një përgjigje edhe më konkrete.
Ai gjithashtu këshillon që të vazhdohet me karantinimet dhe eliminimin e çdo mundësie për përhapjen e mëtejshme./agroweb