AKTUALITET, 28 Mars 2021, 13:22

“Rrumpallë është fushata jote”, PD i përgjigjet Ramës: Nuk ke asnjë arritje për të shpalosur!

“Rrumpallë është fushata jote”, PD i përgjigjet

Partia Demokratike i përgjigjet kryeministrit Rama pas akuzave të këtij të fundit se po opozita po përhap infektimet me anë të takimeve elektorale.

Sipas PD-së, turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë, ndërsa shton se pas tetë vitesh, Shqipëria është në vendnumëro.

Reagimi i PD:

#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

# Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.