AKTUALITET, 28 Mars 2021, 11:28

FOTO/ Yuri Kim vizitë dy ditore në Gjirokastër, shëtit qytetin e gurtë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim po qëndron në një vizitë dyditore në qytetin e Gjirokastrës.

Vizita ka qenë jozyrtare, ndonëse ka zhvilluar takime edhe me drejtues të qeverisjes lokale.

Ajo ka shëtitur në qytetin e gurtë. Pamjet janë marrë gjatë vizitës së saj në Pazarin Karakteristik ku ka vizituar njësitë e tregtimit në Qafën e Pazarit duke mos ikur pa suvenire nga vizita e saj e parë në qytetin e gurtë.