TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të pazakontë nga natyra e deklaratave të saj. Nëse njoftimet janë zyrtare ati kanë një gjuhë korrekte ku edhe emrat e personave të përmendur jepen me iniciale, kjo nuk ka ndodhur në rastin e ish-deputetit Kastrot Islami, i cili siç dihet u shoqërua në komisariat pasi u kap pa maskë duke shëtitur nga Liqeni Artificial.
Mbrëmjen e së dielës policia shpërndau njoftimin e mëposhtëm që duket më shumë si një nxjerrje inati me ish-deputetin socialist dhe reagimet e tij pas ngjarjes.
“Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.
E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.
Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!
Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit” – thuhet në reagimin e policisë.