AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 17:55

Rrufeja godet kabllon, digjet kabina elektrike në Kukës

Rrufeja godet kabllon, digjet kabina elektrike në Kukës

Moti i keq me reshje shiu ka sjellë djegien e një kabine elektrike. Mësohet se rrufeja ka goditur kabllon e tensionit të mesëm të linjës 10kw të furnizimit të fshatit Surroj Qendër çka ka shkaktuar edhe djegien e kabinës elektrike duke lënë pa energji elektrike banorët e fshatit.

Pritet ardhja e një transformatori të ri nga Tirana për të bërë të mundur zëvendësimin e tij dhe vënien në punë.

Në rajonin e Kukësit ashtu si në të gjithë vendin moti ka ndryshuar pas një muaji me temperatura të larta dhe thatësirë në reshje të dendura shiu e ulje temperaturash.