AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 17:48

'Natë eksplozivësh dhe zjarresh mafioze në narkoshtetin e Ramës'

Pas ngjarjeve kriminale dhe misterioze të orëve të fundit, ku në disa qytete të vendit, Peshkopi, Lezhë dhe Vlorë pati shpërthime me eksplozivë dhe zjarrëvënie, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, “nata e kaluar e narkoshtetit u dallua për eksplozivë, zjarre mafioze në Peshkopi, Lezhë, Vlorë duke dëshmuar kështu se uji fle por mafia nuk fle!”

“Nate eksplozivesh, zjarresh mafioze ne Lezhe, Peshkopi, Vlore ne narkoshtetin e Edvin Mafise!

Miq, nata e kaluar e narkoshtetit u dallua per eksplozive, zjarre mafioze ne Peshkopi, Lezhe, Vlore duke deshmuar keshtu se uji flen por mafia nuk fle! Autoret u kthyen ne shpellat e tyre te mafies dhe po presin te ndermarrin aktet e radhes naten qe vjen. Narkopolicia tha mafia eshte e jona!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.