TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmeti ka ironizuar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facbook një koment të bërë nga Ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Në postimin e saj Kejdi Mehmeti duke se nuk i ka kursyer aspak dozat e ironisë, kundrejtë Cakajt.
Në video e postuar nga Cakaj tek MEPJ tregon se si Shqipëria është një nga vendet e cila ka përjetuar më shumë periudhën e komunizmi. Ndërkaq ajo ka theksuae se gjithashtu një nga gafat më të mëdha që ka bërë Cakaj është dhe fakti që e ka bërë Shwipërinë si një nga vendet e cila ka jetuar më gjatë në Luftën e Dytë Botërore.
Postim i plotë:
Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.