TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahas studentëve të cilët kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, edhe sot të shumtë ishin banorët që kanë bllokuar disa akse rrugore në disa qytete të Shqipërisë.
Ata kundërshtojnë rritjen e taksave dhe të çmimit të karburantit dhe për këtë bëjnë përgjegjëse qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.
Një protestë e tillë po zhvillohet në këto momente në Shkodër, Berat, Durrës si dhe në Fushë-Krujë teksa me pankarta të ndryshme, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin nga detyra të kryeministrit Rama. Ky tubim mbështetet nga Partia Demokratike, protesë kjo e cila ka filluar prej disa ditësh, ndërsa veprimet e tyre janë shoqëruar me thirrje të ndryshme.
Protestuesit kanë dalë në rrugë për shkak të kostos së lartë të jetesës, e cila nuk përballohet dot prej tyre.