TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi është shprehur se Erjon Veliaj nuk ka mbajtur disa nga premtimet të cilat u ka bërë elektoratit para se të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës.
“Premtoi që s’do nginte kulla po mesa duket forca e tij se kalon dot intimidimin apo detyrimin që i bën Rama. Rasti i unazës së re e groposi fare. U përdorur si vegël nga Rama”, tha Kryemadhi në emisionin “Real Story”.
Ajo i bëri thirrje Veliajt “të distancohet nga aferat korruptive për ndërtimin e Unazës së Re”.
“Lali Eri duhet të gjeje forca të dali”, shtoi.
Sipas saj, një mandat i dytë i Veliajt, do ta rrezikonte Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste.