AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 23:00

Skandali me Dunwell Haberman/ Agron Shehaj: Edi Rama dhe biznesmenët e tij po grabisin Shqipërinë

Skandali me Dunwell Haberman/ Agron Shehaj: Edi Rama dhe biznesmenët e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas publikimit të një tjetër tenderi që ka fituar "Dunwell Haberman", kompani e cila ka falsifikuar dokumentat e dorëzuar në Shqipëri. Shehaj shprehet se Edi Rama dhe biznesmenët e tij po grabisin vendin dhe se duhet një hetim i thellë nga prokuroria, për këtë çështje.

"Biznesmenët nuk kanë ngjyra, nuk janë të djathtë apo të majtë. Ka vetëm dy lloj biznesmenësh, ata që punojnë e fitojnë me konkurencë të ndershme dhe ata që fitojnë duke marrë privilegje dhe favore nga shteti. Këta të fundit grabisin popullin dhe vendin në bashkëpunim me politikanët.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës është konspiracion i tij me biznesmenë dhe kriminelë për ta grabitur Shqipërinë.

Skandali që po thellohet i Dunwell Habberman dëshmon jo vetëm lidhjet kriminale biznes-qeveri, por edhe përpjekjen e Edi Ramës për të pastruar paratë që fiton nga ky bashkëpunim kriminal.

Hetimi i thellë, i plotë dhe pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe në Amerikë i kësaj afere do të jetë një moment kthesë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend. SHBA-të që po bëjnë presion për reformën në drejtësi, tani kanë në dorë të japin shembullin e tyre se si bëhet drejtësia e vërtetë", shprehet deputeti Shehaj.

/TPZ.AL/