TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e studentëve që po merr masa kombëtare ka hyrë në ditën e 7 të saj, ku sipas vetë protestuesve do të vijojë pa fund deri në plotësimin e kushteve të tyre.
Si çdo ditë studentët janë grumbulluar tek Politekniku dhe më pas do të vijojnë marshimin dhe qëndrimin përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Sot mësohet se studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani janë nisur drejt Tiranës.
Po ashtu po sot qeverisë është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.